SOFJE

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime në dhjetra qytete, fshatra dhe pushimore përgjatë Detit të Zi në Bullgari. Në dy pushimore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, disa hotele janë vërshuar por turistet që aktualisht qëndrojnë në Bullgari nuk janë të rrezikuar. Deri më tash nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë reshjet e mëdha në Rumani, Turqi, Indi, Kinë dhe Pakistan kanë vrarë 71 njerëz në 24 orët e fundit. Reshjet poashtu kanë shkaktuar shkatrrime të mëdha.