Izraeli sot ka refuzuar një ultimatum nga militantët palestinezë, që po e mbajnë të rrëmbyer një ushtar izraelit. Më herët militantët i kanë dhënë afat Izraelit deri nesër në mëngjes që t'i liroj të burgosurit palestinezë në këmbim për ushtarin, të cilin ata e rrëmbyen më 25 qershor. Militantët thonë se nëse ky afat injorohet ata do ta konsiderojnë të mbyllur rastin e ushtarit të rrëmbyer. Ky ultimatum erdhi në kohën kur aeroplanët izraelit vazhdojnë me sulme të natës ndaj caqeve në Gazë. Njëherësh një forcë e vogël e tankeve izraelite kanë lëvizur brenda kufirit verior të Rripit të Gazës. Mijëra trupa mbeten të tubuara jashtë kufirit.