BRUKSEL

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dëshiron marrëdhënie më të afërta me Rusinë që do të çonin në krijimin e zonës së tregëtisë së lirë që do të përfshinte Bashkimin Evropian dhe Rusinë. Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se kjo mund të bëhet realitet kur Moska të jetë bërë anëtare e Organizatës për Tregëti Botërore.