PRISHTINË

Kuvendi i Kosovës shënoi sot 16 vjetorin e shpalles së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut. Duke folur para deputetëve të përbërjes së tashme dhe të atëhershme, kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha tha se shumë shpejtë do të shënohet data më e madhe dhe më historike – ajo e pavarësisë së plotë.