Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar shpërblimin prej 5 milion dollarëve për informacionet që çojnë në kapjen e Abu Ayb Al Masri që besohet se është lider i Al –Kaidës në Irak. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të shtetit thuhet se Al Masri ka qenë bashkëpunëtor i drejtëpërdrejtë i liderit të Al Kaidës Al Zarkvai të vrarë muajin e kaluar nga sulmet ajrore amerikane në afërsi të Bagdadit.