PEKIN

Nga shpërthimi i gazit në një minierë qymyri në Kinë kanë humbur jetën të paktën 21 njerëz. Mediat kineze raportojnë edhe për 36 të plagosur dhe 5 të tjerë të zhdukur. Së paku 6 mijë minatorë kanë humbur jetën vitin e kaluar në Kinë për shkak të aksidenteve në miniera.