VARSHAVË

Presidentët e Polonisë, të Hungarisë, të Çekisë dhe të Gjermanisë janë tubuar sot në Poznan të Polonisë për ta shënuar 50 vjetorin e protestave anti-komuniste në vitin 1956.
Gjatë këtyre protestave dhe përleshjeve të punëtorëve polakë dhe milicisë komuniste në qershor të vitit 1956 u vranë 74 vetë. Protestat qenë ndalur në mënyrë brutale.