Lajmet TEHERAN 26 qershor 2006 Televizioni shtetëror iranian tha se 22 njerëz u vranë sot kur një autobus u përplas me një kamion në lindje të vendit. Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet Birjand dhe Nahbandan. Nuk janë dhënë detaje tjera rreth aksidentit.