PRISHTINË

Administrata e UNMIK-ut i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të parashtruar nga kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i cili planifikon të vizitoj Kosovën të mërkurën, në përvjetorin e 617 të Betejës së Kosovës. Zëdhënësi i UNMIOK-ut, Neeraj Sing tha se Koshtunica do të realizoj një vizitë private dhe se shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen nuk ka planifikuar në agjendën e tij realizimin e ndonjë takimi me kryeministrin serb.