TEHERAN

Irani ka mohuar akuzat e gjeneralit amerikan, George Casey, se Teherani po ndihmon dhunën në Irak. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hamid Reza Assefi tha se pohimet e pavërtetuara të zyrtarëve amerikanë janë "perpjekje për të mbuluar dobësinë dhe arsyetuar disfatën në Irak".