UASHINGTON

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara pritet që sot të bëjë publike detaje të një plani për sulme terroriste në Qikago. Mediat raportojnë se pesë shtetas amerikan dhe dy të huaj janë arrestuar me dyshimin se kanë planifikuar sulmin.