Kryenegociatori për statusin e Kosovës Marti Ahtisari synon organizimin e një takimi të nivelit më të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë kësaj vere. Lidhur me këtë takim zëdhënësja e zotit Ahtisari, Hua Çiang për radion Evropa e Lirë tha se "Është synim i të dërguarit të posaçëm për statusin që të organizojë një takim të nivelit më të lartë, ndoshta në muajin korrik në mënyrë që të dyja palët të paraqesin pozicionet e tyre lidhur me statusin", ndërkaq,
lidhur me nivelin e përfaqësimit ajo shtoi: "Eventualisht mund të kemi një takim mes Çekut dhe Koshtunicës, por nuk e dimë nëse ata do jenë përfaqësuesit e vetëm apo do ketë të tjerë, ende nuk është e qartë" tha Çiang.
Megjithatë ajo ka theksuar se takimi mund të ndodhë vetëm pas raportimit të zotit Ahtisari para Këshillit të Sigurimit. Ky raportim pritet të ndodhë në javën e dytë të korrikut.