TOKIO

Kryeministri japonez Junichiro Koizumi ka bërë të ditur planet për tërheqjen e trupave të këtij vendi nga Iraku.
"Edhe pas largimit të trupave tona nga Iraku, ne do të vazhdojmë të ofrojmë sa më shumë që të jetë e mundur ndihmë duke punuar ngushtë me qeverinë e Irakut, me Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara", ka thënë kryeministri japonez Junichiro Koizumi.
Vendimi u bë publik vetëm një ditë pasi kryeministri irakian tha se forcat e Irakut do të marrin mbi vete operacionet e sigurimit në rajonet ku ishin të vendosur japonezët.
Nga viti 2004, Japonia ka pasur rreth 600 ushtarë në pjesën jugore të Irakut.