BARCELONË

Votuesit në Katalonjë me shumicë absolute kanë votuar për më shumë autonomi nga pushteti qëndror spanjoll.
Përmes referendumit të djeshëm votuesit i kanë dhënë Katalonjës më shumë kontroll mbi të ardhurat nga taksat dhe sistemin e drejtësisë.
Kryeministri spanjoll Zapatero ka shprehur mbështetjen e tij për decentralizimin duke theksuar se është në të mirë të larmishmërisë në Spanjë.