PRISHTINË / SELANIK

Në Selanik filloi sot konferenca mbi kornizën ligjore për të drejtat e komuniteteve në Kosovë, nën organizimin e Qendrës Evropiane për çështje të pakicave dhe Këshilli Konsultativ në kuadër të Grupit Negociator të Kosovës. Në konferencën e sotme, përveç përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe të pakicave kombëtare, marrin pjesë edhe ekspertë të mekanizmave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Konferenca përfundon më 23 qershor dhe pritet t’i përmbyllë punimet me një pako projektligjesh, të cilat do të përcaktojnë të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë.