KOPENHAGË

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka thënë se Irani është duke e shikuar seriozisht ofertën ndërkombëtare për ndaljen e programit bërthamorë. Duke folur në Kopenhagë, Anan tha se komuniteti ndërkombëtarë ka rast të mirë që të ecin përpara me zgjidhjen e qështjes së programit bërthamorë të Iranit. Ndërkohë ministri i jashtëm iranian Manqur Motaki ka thënë se është krijuar atmosferë pozitive që ndihmon në zgjidhjen e kësaj qështjeje.