PRISHTINË

Kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë, ka qëndruar në Pejë, Gjakovë dhe në Prizren. Në Gjakovë, në një ceremoni solemne, Kuvendi Komunal I këtij qyteti ka shpalllur zotin Berisha Qytetar Nderi. Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri shqiptar është takuar me autoritetet më të larta ndërkombëtare dhe vendore, me udhëheqësit e komunitetit serb në Kosovë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.