UASHINGTON

Vendet e Ballkanit duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur komunitetin romë dhe duhet të dorëzojnë të akuzuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, nëse duan të vazhdojnë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ky ka qenë qëndrimi i zyrtarëve amerikanë, të NATO-s dhe ekspertëve gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Helsinkit të Kongresit amerikan.
Diplomatja e lartë amerikane, Rosmari DiKarlo duke folur për gjendjen e romëve në Ballkan theksoi se "romët janë komuniteti më i lënë pas dore".