BAGDAD

Më shumë se 40 mijë forca irakiane dhe amerikane, sot janë angazhuar në shtypjen e kryengritësve në Bagdad, në një nga operacionet më të mëdha prej luftës së vitit 2003.
Presidenti amerikan Bush, i cili dje vizitoi Irakun, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se forcat e koalicionit kanë mbledhur informacione që do t'i ndihmojnë në luftën kundër kryengritësve.
Kryeministri Nuri-al-Maliki i tha presidentit Bush se qeveria është e përcaktuar t'i mundë kryengritësit.
Sot rreth 500 protestues i vunë zjarrin konsullatës iraniane në Basra. Protestuesit me këtë rast dëshmuan kundërshtimin ndaj nëj programi televiziv iranian që e kishte cilësuar një nga udhëheqësit shpirtëror të shiitëve të Iraku si agjent izraelit.