PRISHTINË

Sot në Prishtinë po mbahet një tryezë lidhur me decentralizimin në Kosovë, në të cilën kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve të Kosovës, zyrtarë të OSBE-së dhe ekspertë ndërkombëtarë për çështjen e decentralizimit. Ata thanë se decentralizimi mund të ketë implikime të ndryshme politike, por ka ndikim edhe në mirëqenien e popullatës.
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se decentralizimi pos që është i rëndësishëm jo vetëm për statusin, por edhe për vetë funksionimin e institucioneve dhe për afrimin e pushtetit më afër qytetarit.
"Qeveria përmes këtij procesi synon qeverisje lokale më efektive dhe më funksionale dhe synojmë rritjen e qeverisjes së mirë në nivel lokal dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në institucionet në nivele lokale dhe integrimin e pakicave në institucionet lokale dhe qendrore", tha kryeministri Çeku.
Peter Ebel profesor në Universitetit George Ëashington tha se decentralizimi është tepër i rëndësishëm dhe mirëqenia e përgjithshme në Kosovë dhe rajon varet nga fakti nëse decentralizimi do të bëhet mirë apo keq. "Decentralizimi mund të jetë një ngjitës që i mban njerëzit bashkë, por mund të jetë ndarës që çon kah ndarjet", tha Ebel.
Shefi i OSBE-së, Ëerner Ënendt e quajti decentralizimin proces të rëndësishëm për statusin dhe për ndërtimin e shoqërisë shumetnike.