GAZA

Të paktën 3 militant palestinez të Hamasit e kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm të ushtrisë izraelite.
Sipas ushtrisë izraelite, sulmi nga ajri u ndërmor për t'i parandaluar militantët që të shkrepin raketa në drejtim të Izraelit.
Qeveria palestineze e drejtuar nga Hamasi, u zotua të kundërshtojë referendumin e thirrur nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas.
Abbas e caktoi referendumin për 26 korrik, në të cilin votuesit duhet të deklarohen për formimin e shtetit palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, pranë shtetit izraelit.