PARIS

Kryeministri britanik, Tony Blair, është takuar me presidentin francez, Jacques Chirac, ku kriza rreth programeve bërthamore të Iranit ka qenë tema kryesore e bisedimeve. Britania dhe Franca së bashku me Gjermaninë kanë udhëhequr përpjekjet evropiane për të zgjidhur krizën në fjalë. Blai dhe Chirac diskutuan gjithashtu mundësinë e dërgimit të fondeve për palestinezët duke anashkaluar qeverinë e Hamasit.