PRISHTINË

NATO-ja do dërgojë forca shtesë në Kosovë për të marrë pjesë në ushtrimet që do dëshmojnë se forcat e saj janë të gatshme t'i përgjigjen çdo krize eventuale në Ballkan, ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it Pio Sabeta.
Ai ka thënë se porosia e ushtrimit është e qartë dhe ka të bëjë me vendosmërinë dhe përcaktimin e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.
Stërvitjet do t'i kordinojë komandanti i forcave të përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli James Simenpons.