BAGDAD

Një ushtar amerikan e ka humbur jetën nga shpërthimi i bombës pranë një rruge në Bagdad.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur të hënën.
Zyrtarët e Irakut sot njoftuan se janë liruar 10 nga 50 irakianët që u rrëmbyen në fillim të javës. Policia tha se të liruarit ishin gjetur në një rrugë të kryeqytetit.
Ndërkohë, sot pritet të lirohen edhe 500 të burgosur nga burgjet irakiane dhe amerikane.