RRAMALLAH

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas ka shtyrë afatin që qeveria e Hamasit të pranojë propozimin për referendumin mbi natyrën e ardhshme të shtetit palestinez dhe njohjen e shtetit izraelit.
Hamasi ka afat deri në fund të javës për të pranuar propozimin derisa Abbas duket i vendosur që çështja të kalojë në referendum.
Hamasi dhe qeveria e krijuar prej tij nuk e njohin shtetin e Izraelit, derisa Lëvizja Fatah e ka pranuar shtetin izraelit.