Shtetet e Bashkuara i kanë veçuar 12 shtete, të cilat nuk kanë bërë sa duhet në ndaljen e prostitucionit, shfrytzimit seksual të fëmijëve dhe punës së detyruar. Në mesin e këtyre shteteve, në raportin e publikuar nga Departamenti i Shtetit, janë Irani, Uzbekistani, Arabia Saudite, Siria dhe Korea Veriore. Raporti gjithashtu thotë se Gjermania duhet të bëjë më shumë në ndaljen e punëtorëve seksual të cilët arrijnë gjatë muajit të kampionatit botrorë në futboll. Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajz, duke folur në një konferencë për shtyp në Washington ka thënë se mposhtja e trafikimit njerzor, është qështje morale e kohës."Realiteti i ashpër i trafikimit të qenieve njerzore prekë edhe zemrat më të ngurta. Ky trafik përfshin ngjarjet e shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura, e trajtimit të burrave dhe grave sikur skllevër dhe fëmijëve që detyrohen të vrasin sikur rrebelët", tha Kondoliza Rajz.