ZVEQAN

Udhëheqja e katër komunave në veri të Kosovës ka vendosur sot të ndërprejë të gjitha kontaktet me bashkësisë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës gjithnjë përderisa nuk gjenden fajtorët për sulmet ndaj serbëve dhe nuk vendoset siguria në Kosovë. Ky qëndrim ka dalë nga mitingu që është mbajtur në Zveqan, ku është konstatuar se ndërprerja e kontakteve është bërë për shkak të "situatës së jashtëzakonshme" të shkaktuar me vrasjen e Milan Veskoviqit.