PRISHTINË

Shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, i ka ftuar udhëheqësit kosovarë të jenë edhe më të hapur rreth decentralizimit. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme për faktin se ekziston ndjenja se Beogradi, thënë në mënyrën më të butë, nuk ka qenë edhe aq konstruktiv sa Prishtina”, ka thënë zoti Jessen Petersen në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
Duke komentuar synimin e Grupit të Kontaktit që zgjidhja e statusit të arrihet brenda këtij viti, shefi i UNMIK-ut ka thënë se nuk mund të përfitohet asgjë nga shtyrja e asaj që është e pashmangshme.