BANJA LLUKË

Udhëheqësi i entitetit serb të Bosnjes e ka përjashtuar mundësinë për një referendum mbi pavarësinë, të ngjashëm me atë në Malin e Zi.
"Nuk jam aventurier, i cili mendon se referendumi duhet të mbahet, sepse një gjë e tillë nuk ka mbështetje, dhe nuk ka mundësi që të njihet", tha kryeministri Milorad Dodik.
Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se pavarësimi i mundshëm i Kosovës nga Serbia, mund të ishte një model për Republikën e Serbëve të Bosnjes.