UASHINGTON

Senati amerikan ka miratuar vendimin që do t'i japë Dalai Lamës medaljen e artë të Kongresit.
Medalja synon të çmojë rolin e udhëheqësit shpirtëror të budistëve tibetanë për paqen, mëshirën, tolerancën, të drejtat e njeriut dhe jo dhunën.
Ky çmim i është dhënë dhe Nelson Mandelës, Papa Gjon Palit të Dytë dhe Nënë Terezës.