TIRANË

Zyrtarë të lartë të 17 vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore inkurajuan sot në Tiranë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar dhe vlerësuan negociatat e drejtuara nga i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari, mbështetur në parimet e Grupit të Kontaktit. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, në konferencë pë shtyp, tha se pjesëmarrësit konsiderojnë se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të promovoj një shoqëri demokratike dhe multi etnike në funksion të zhvillimit të fqinjësisë së mirë dhe sigurisë në rajon dhe të ardhmes evropiane për Kosovën.