Zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Vlladimir Titov ka thënë sot në Pishtinë se Rusia u përmbahet parimeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën, duke theksuar se zgjidhja e statusit duhet të jetë fryt i negociatave të bazuara në kompromis dhe në fleksibilitet të të dy palëve. Këto komente zoti Titov i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku.