Në prag të sezonit të uraganeve, zyrtarët amerikanë të klimës thanë se presin që vendi të goditet nga disa stuhi të mëdha.
"Në sezonin e sivjemë të Atlantikut që fillon më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor, parashohim 13 deri 16 stuhi, nga të cilat 8 deri 10 do të shndërrohen në uragane. Tre deri katër prej tyre mund të jenë të shkallës së lartë", tha Conrad Lautenbacher, drejtues i qendrës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në Miami.