KAIRO

Ministria e brendshme e Egjiptit tha se të paktën njëri nga tre sulmuesit vetëvrasës që lanë 20 të vrarë në Sinai, ishte stërvitur nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës.
Kjo është hera e parë që Egjipti publikisht i ndërlidh sulmet e muajit të kaluar në pushimoren Dahab me militantët palestinezë.