UASHINGTON

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se nuk do ti komentojnë rezultatet e referendumit në Mal të Zi, derisa të mos shpallen rezultatet zyrtare. Megjithatë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Kasey lavdëroi mënyrën e mbajtjes së votimeve:
- Ne përshëndesim mënyrën paqesore, demokratike dhe transparente në të cilën u zhvillua referendumi dhe urojmë popullin e Malit të Zi, nga të dy palët, që veproi me përgjegjësi në këtë çështje.