PRISHTINË

Paqëruajtësit e NATO-s në Kosovë do të kryejnë sot një stërvitje të evakuimit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare dhe Shërbimin Policor të Kosovës.
Stërvitja që do të zhvillohet në një bazë ushtarake ka për qëllim "të tregojë kapacitetin e operacioneve të bashkërenduara", thuhet në njoftimin e NATO-s.