ROMË

Një ish senator italian është caktuar që ta pastrojë futbollin italian i cili është zhytur në skandale të shumta për kurdisjen e ndeshjeve, bastet ilegale dhe manipulimin e caktimit të referëve.
Guido Rossi u zgjodh komisioner i jashtzakonshëm nga Federata Italiane e Futbollit me mandat 6 mujor.