LUBJANË

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari të martën e ardhshme do të udhëtoj për në Slloveni, ka njoftuar Ministria e jashtme e këtij vendi. Me këtë rast zoti Ahtisaari do të takohet me shefin e diplomacisë sllovene, Dmitrij Rupel. Kjo vizitë bëhet në kuadër të turneut të zotit Ahtisari nëpër vendet e rajonit, për t'u njoftuar më për së afërti me qëndrimet e tyre lidhur me procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.