BALI

Presidenti i Indonezisë tha se Irani është gati të zhvillojë bisedime me Agjensinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike lidhur me programin e pasurimit të uraniumit. Lideri indonezian pjesëmarrës në samitin e 8 vendeve më të mëdha muslimane i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me presidentin Iranian Ahmadinejad.
Presidenti indonezian tha se Ahmadinejad është gati të vazhdojë bisedimet diplomatike, me shpresën për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të duhur, lidhur me krizën bërthamore.
Megjithëse jo zyrtarisht në axhendën e samitit çështja bërthamore e Iranit mbizotëroi diskutimet e samitit të 8 vendeve më të mëdha muslimane.