PRISHTINË

Delegcioni i përbërë prej 26 ambasadorëve të NATO-s, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Jaap De Hoop Scheffer ka qëndruar sot në Prishtinë. Me këtë rast delegacioni është takuar me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me kryeministrin Agim Çeku dhe ka vizituar Manastirin e Deçanit. Në fund të vizitës, sekretari i përgjithshëm, Scheffer është shprehur se KFOR-i është i përkushtuar që të ballafaqohet me të gjithë ata që do ta pengojnë procesin aktual politik dhe do të përpiqen ta sfidojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Ai tha se të gjithë duhet të pajtohen për arritjen e kompromisit, që do ti kënaq të gjitha palët në bisedime. Autoriteteve në Beograd u bëri thirrje që ti inkurajojnë serbët e Kosovës që të përfshihen në institucione.