PEKINË/TIRANË

Kina ka kërkuar kthimin e pesë myslimanëve kinezë, që janë liruar nga burgu amerikan Guantanamo Bej dhe janë dërguar në Shqipëri, ku kanë kërkuar azil. Në një konferencë për gazetarë, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Liu Jianchao tha se "veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria paraqet shkelje të fuqishme të së drejtës ndërkombëtare". Kërkesë të këtillë mbrëmë ka bërë edhe ambasadoeri kinez në Tiranë. Ministri i jashtëm i Besnik Mustafaj tha se "Shqipëria do ta trajtoj këtë çështje sipas ligjeve shqiptare dhe marrëvshjeve ndërkombëtare". Uashingtoni u lejoi pesë kinezëve që të shkojnë në Shqipëri pasi u konstatua se nuk paraqesin kërcënim për Shtetet e Bashkuara, por ka vlerësuar se nëse do të ktheheshin në Kinë, ata do të mund ti nënshtroheshin keqtrajtimit.