NJU JORK

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për masa të ashpra diplomatike në mënyrë që të detyrojnë Iranin të heqë dorë nga prodhimi i karburantit bërthamor.
Presidenti francez Shirak dhe kancelarja gjermane Merkel kanë rënë dakord që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë e cila e detyron Iranin të ndalojë pasurimin e uraniumit.
Në një intervistë për mediat gjermane presidenti amerikan Bush ka bërë thirrje për një front të bashkuar ndërkombëtar kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Gjatë ditës së sotme, sekretarja amerikane e shtetit, Kondolesja Rajs do takohet me homologët e saj nga Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia për të diskutuar çështjen e Iranit.