SOFJE

"Nuk është e papritur që palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët", ka komentuar i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari lidhur me takimet e Vjenës mes Prishtinës e Beogradit. Këto komente ai i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm bullgar.
Por Ahtisari ka përsëritur se fundi i vitit është afati kohor që është përcaktuar dhe "po përpiqemi ta ndjekim atë". Më tej Ahtisari ka shtuar se "është e rëndësishme që ne të shohim se ka mundësi për t'i krijuar kushte pakicave dhe jo vetëm pakicës serbe që të jetojnë normalisht në Kosovë, përpara se të shkojmë drejt bisedimeve për statusin".
Kryenegociatori për statusin e Kosovës sërish ka përsëritur thirrjen që serbët e Kosovës t'i japin fund mospjesëmarrjes në institucionet e Kosovës.