BAGDAD

Raportohet se së paku 20 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me makinë bombë në qytetin e shenjtë shiit, Qerbela në Irak. Sulmi u bë afër stacionit kryesor të autobusëve në Qerbela. Policia ka njoftuar se nga dy sulme me makina bomba në Bagdadin verior, janë vrarë së paku nëntë vetë dhe janë plagosur afro 15 të tjerë, përfshirë këtu ushtarë dhe civilë.