KOMBET E BASHKUARA

Sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Annan bëri thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjes së paqes së Sudanit, të nënshkruar të premten nga qeveria dhe grupi më i madh kryengritës.
Dy grupe të tjera kryengritëse nuk e nënshkruan marrëveshjen. Anan bëri gjithashtu thirrje për të rritur mbështetjen humanitare dhe për një prani të fortë afrikane, për t'i dhënë fund tre viteve luftë në Darfur.