PRAGË

Ish presidenti çek, Vasllav Havel ka botuar sot kujtimet e tij politike. Në librin "Shkurt, ju lutem" Haveli kritikon mungesën e idealeve dhe një përqëndrim të tepruar tek çështjet ekonomike gjatë tranzicionit nga komunizmi në kapitalizëm. Havel në këto kujtime shkruan se duhet të ishte mbështetur më shumë në gjykimin e tij dhe më pak në atë të ekspertëve.