Parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re të kryeministrit Ehud Olmert. Partia e qendrës së djathtë Kadima e Olmertit, e cila fitoi zgjedhjet e përgjithshme, do të bashkëqeverisë me partinë Laburiste të qendrës së majtë, partinë e pensionistëve dhe partinë ultraortodokse, Shas.