SELANIK

"Pozicioni i Shqipërisë mbetet i qartë dhe i palëkundur në respekt të vullnetit të plotë të qytetarëve të Kosovës dhe në garantimin e të drejtave të pakicave dhe çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo kulturore", tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë takimit me kryenegociatorin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Takimi u zhvillua në Selanik ku zoti Berisha dhe Ahtisari kanë marrë pjesë në takimin e presidentëve dhe kryetarëve të qeverive.