PRAGË

Amnesty International ka kritikuar autoritetet ruse se kanë dështuar në parandalimin e sulmeve raciste.
Raporti thotë se sulmet ndaj azilkërkuesve, studentëve të huaj dhe refugjatëve kanë shënuar rritje, ndërsa janë shpeshtuar edhe sulmet ndaj çeçenëve dhe pjesëtarëve të grupeve etnike nga Kaukazi Verior.