BRUKSEL

Bashkimi Evropian sot i ndërpreu bisedimet për stabilizim asocimin me unionin Serbi – Mali i Zi, për shkak se autoritetet një Beograd dështuan ta arrestojnë dhe dorëzojnë të akuzuarin për krime të luftës, Ratko Mlladiq. Komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn tha se takimi m Serbinë, i paraparë për 11 të këtij muaji është shtyrë pas raportit negativ të bashkëpunimit të Beogradit me Tribunalin e Hagës, të paraqitur nga kryeprokurorja Carla Del Ponte.